Foto ilustruese

Shfrytëzonte motrën e mitur për prostitucion, arrestohet 27-vjeçarja në Burrel

30 Dhjetor 2021, 15:04| Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 15:06

  • Share

Një 27-vjeçare është arrestuar sot nga Policia në Burrel, e akuzuar se ka shfrytëzuar për prostitucion motrën e mitur. E reja me inicialet H.C, e cila në bashkëpunim me një person tjetër me inicialet U. C., të arrestuar më parë, shfrytëzonin të miturën për qëllime përfitimi.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest në burg' për 27-vjeçaren, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur".

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?