Lorela Kapaj

Shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion, lihet në burg tutorja shqiptare në Greqi

16 Janar, 19:29| Përditesimi: 16 Janar, 19:38

  • Share

lorela Kapaj, tutorja e cila ishte pjesë e një rrjeti prostitucioni me të mitur, së bashku me një nga bashkëpunëtorët e saj, është lënë në paraburgim nga drejtësia greke.

Ndërsa, i pandehuri i tretë 55-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhëniie seksuale me të mitura kundrejt pagesës është lënë në gjendje të lirë duke marrë masën e paraqitjes me detyrim dy herë në muaj në Drejtorinë e Policisë, si dhe të paguajë 5 mijë euro si garanci.

Sipas mediave greke, tre të pandehurit kanë mohuar akuzat gjatë dëshmive të tyre, si dhe 31-vjeçarja është shprehur që jo vetëm nuk rekrutonte vajza të mitura për prostitucion, por edhe se këshillonte vajzat që ishin pjesë e një jetë të tillë të hiqnin dorë.

Ndër të tjera, ajo ka mohuar njohjen me dy vajzat e mitura, të cilat ishin përfshirë në rrjetin e prostitucionit.

Dy të pandehurit janë shprehur se nuk e dinin që vajzat ishin të mitura pasi u ishin dukur si 20 vjeçare.

Lajmi në përditësim...

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?