Shfrytëzuan 10-vjeçarin për të përfituar nga klikimet në TikTok, lihen në burg babai dhe gjyshja në Berat

22 Shkurt, 15:29| Përditesimi: 22 Shkurt, 19:25

  • Share

BERAT- Gjykata e Beratit la në burg babanë dhe gjyshen e një 10-vjeçari që e shfrytëzonin për të fituar nga klikimet në Tik-Tok, duke e bërë pjesë të bisedave banale.

Para gjykatës, gjyshja 67 vjeçare e cila u arrestua në Sarandë mohoi akuzat duke u shprehur me ishte heroinë pasi nipin e kishte rritur vetë.

Denoncimin e bëri në policinë e Beratit, nëna e të miturit, e cila humbi kujdestarinë e tij pas divorcit. I mituri shfaqet në video duke përdorur fjalë denigruese dhe banale në profilin e babait të tij 44-vjeçar dhe gjyshes.

Ndërsa avokati i të arrestuarve, Shuaip Syri tha jashtë kamerave se çdo gjë është e stisur nga mamaja e djalit që kërkon ta marrë të miturin në Gjermani. 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?