Shfrytëzuan banesën bosh për të kultivuar kanabis, pranga dy personave në Kuçovë/ EMRAT

11 Maj 2020, 17:31| Përditesimi: 11 Maj 2020, 17:43

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga policia në Kuçovë, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Në kudër të operacionit të koduar "Diga" në fshatin Demollarë u sekuestruan 100 kubikë me bimë narkotike.

"Ne pranga kanë rënë dy kultivuesit e bimës narkotike: Gerald Gjika (Klevis Sina),30-vjeç dhe Gentjan Bilishi, 37-vjeç, të dy banues në lagjen 1 Maji në qytetin e Kuçovës", thuhet në njoftimin e policisë.

Blute e Kuçovës thonë se ishin njoftuar se të dy këta shtetas merreshin me kultivimin e bimëve narkotike dhe banesa e vjetër  ku u gjetën 100 kubikët me canabis ishte në pronësi të dajës së Geraldit, i cili  jeton në Greqi. Kjo sipas policisë i ka favorizuar të rinjtë për ta përdorur banesën për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet proçeduariale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat,për veprat penale: "Kultivim i bimëve narkotike" e kryer në bashkëpunim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 11/05/2020 18:32

    Pse i keni arrestuar lirojini menjehere akoma se ka marre vesh policia qe qeveria ka pregatitur ligjin per lejimin e kultivimit te kanabisit per qellime "mjekesore"?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?