Deputetja e PD, Jorida Tabaku

Shfuqizimi i fashës prej 800 KWh për energjinë, Tabaku: Një muaj më parë qeveria rrëzoi argumentat e opozitës, tani i paraqet si propozime të vetat

14 Dhjetor 2022, 17:44| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 17:48

  • Share

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pasi fasha prej 800 kilovat/orë e paralajmëruar më parë nga qeveria, nuk do të hyjë në fuqi as në muajin dhjetor. Nëpërmjet një shkrimi në twitter, Tabaku duke e konsideruar si një vendim të Entit Rregullator të Energjisë, tha se ishte ndërmarrë një muaj pasi kishte rrëzuar kërkesën e mëparshme të bërë nga vetë ajo.

Sipas deputetes së PD, qeveria thjesht ka marrë argumentet e opozitës dhe i ka propozuar si të vetat.

“ERE ka miratuar heqjen e fashës 800 KËh një muaj pasi rrëzoi kërkesën time po për rrëzimin e kësaj fashe. Arsyet? Ato që paraqita unë një muaj më parë. Përse ERE miratoi kërkesën time një muaj më pas? Me siguri ndihmë në ndërgjegjësimin e institucionit të pavarur ka luajtur dhe propozuesi ri, qeveria. Kjo e fundit ka qenë e vëmendshme në mbledhjet e ERE ku opozita ishte prezente. Mori argumentet i paketoi dhe i propozoi me vulën e saj. KUDOS!”- shkruan Tabaku.

Ditën e djeshme, qeveria bëri me dije se pavarësisht përmirësimit të situatës energjitike pas reshjeve të shiut, duhej që të kishte kursim të energjisë elektrike sepse gjatë muajit dhjetor pritej të kishte mungesë të shirave. Ndërsa sot, për shkak se ndërkohë që data shënon 14 dhjetor, duket se fasha prej 800kë/h nuk do të hyjë në fuqi as për këtë muaj.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?