Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Joe Biden

Shfuqizimi i vendimit që lejon abortin, Biden: Aborti është një e drejtë themelore

3 Maj 2022, 22:25| Përditesimi: 3 Maj 2022, 22:28

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka reaguar pas rrjedhjes në publik  të një dokumenti të Gjykatës Supreme të SHBA-së, sipas të cilit, shumica konservatore e gjyqtarëve po përgatitet ta përmbysë vendimin e vitit 1973 “Roe v. Wade”, që ka legalizuar abortin në nivel kombëtar.

Biden tha se e drejta e gruas për të kryer abort “është e drejtë themelore”. Ai shtoi se administrata e tij është e gatshme t’i mbrojë të drejtat e abortit.

“Do të jemi gati kur të lëshohet ndonjë vendim. Unë besoj se e drejta e një gruaje për të zgjedhur është themelore”, tha Biden.

Vendimi “Roe v. Wade” është bazuar në konstatimin se e drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë, bën pjesë në liritë personale, të mbrojtura me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës amerikane.

Vendimi u ka dhënë grave amerikane të drejtën absolute për abort, por vetëm në tre muajt e parë të shtatzënisë. Pas kësaj periudhe, shtetet individuale mund të vendosin vetë.

 


Lajmi kryesor:

SHBA mund të shfuqizojë vendimin që lejon abortin! Nancy Pelosi: Po ndodhi është kufizimi më i madh në 50 vjet


J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?