Shfuqizohen 6 vepra penale, nga protestat e paligjshme, plagosja nga pakujdesia, mbajtja pa të drejtë e uniformës ushtarake-policore deri tek skemat piramidale

4 Dhjetor 2020, 17:17| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 17:20

  • Share

Përpos parashikimit të disa veprave të reja penale, projekti për Kodin e ri Penal, i cili po hartohet nga Ministria e Drejtësisë, parashikon edhe shfuqizimit të 6 veprave penale, të cilat janë pjesë e Kodit Penal në fuqi. Është propozuar shfuqizimi i veprës penale të vetëgjyqësisë, me argumentin se është i mjaftueshëm trajtimi i saj civilisht. Aktualisht vetëgjyqësia dënohet deri në 3 muaj burg. Gjithashtu është propozuar heqja e veprës penale të plagosjes së lehtë nga pakujdesia, e cila dënohej me gjobë. Është sugjeruar shfuqizimi i edhe i veprës penale të mbajtjes pa të drejtë e uniformës. Kodi Penal në fuqi parashikon dënimin deri në 5 vite burg të kësaj vepre që do të shfuqizohet. 

Projekti për Kodin e ri Penal parashikon shfuqizimin e veprës penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, parashikuar në nenin 262 të Kodit Penal në fuqi dhe që dënohet deri në dy vite burg. Sipas këtij propozimi, kushdo mund të protestojë pa marrë leje. 

Në vend të kësaj vepre penale që do hiqet, është vendosur shtuar një nen i ri, i cili kriminalizon protestat e paligjshme vetëm nëse marrin pjesë persona të armatosur. Konkretisht, parashikohet që “organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme e personave të armatosur përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”.

Është propozuar që të shfuqizohet si vepër penale edhe ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël dhe i shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar, që aktualisht dënohet deri në 2 vite burg. Gjithashtu është propozuar heqja e veprës penale të organizimit dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes, pasi kjo vepër penale ezaurohet nga nene të tjera të Kodit Penal.

(Kliko këtu për të lexuar draftin e plotë të ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet në Kodin Penal)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/12/2020 02:36

    Vetegjyqesia duhet denuar me ashper ,se vetem keshtu do ta shkulim Kanunin nga rrenjet dhe vec kesaj I shton keto incidente qe shpesh marrin jete njerezish padrejtesisht.Plagosja e lehte nga pakujdesia, do ishte me mire te specifikohej ,se I hap rruge interpretimeve penale-gjyqesore e keshtu shume veta mund t'ia hedhin paq.Mbajtja e uniformes nuk ka ndonje te keqe, deri sa perdoret nga kriminelet si maskim per qellimet e tyre kriminale dhe atehere ndryshon puna.A ka ndonje nen per kete rast?Manifestimet jane shprehje e te drejtes se fjales e mendimit,por a ka nen denimi, kur keta manifestues ,ta zeme nuk kane arme ,por <<arma>> e tyre eshte guri,molotovi,apo thjesht numri aq I madh I protestuesve ,sa te themi qe jane ne gjendje te thyejne kordonin policor e te thyejne dyert,dritaret e ,p.sh. kuvendit e t'i vene flaken.Sa per kontabelit dhe auditimin, a u morr parasysh ndryshimi mes/te regjistruar/ dhe/ te licensuar/ Nga keta persona varet sa para humbin apo fitojne shteti dhe individet dhe duhet shume kujdes se mund te kete pasoja te renda jo vetem monetare ,por dhe gjyqesore.Sa per firmat piramidale,pavarsisht se mbulohet nga nene te tjera,i duhej vene theksi me nje denim te vecante,duke ditur sa qejf I kane shqipot t'i fitojne parate duke dredhur zinxhirin.Kodi I ri I propozuar,eshte shume I dobet dhe le shume per te deshiruar per nga cilesia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?