Foto ilustruese

Sociale

Shi vetëm në lindje të vendit, parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 07:20| Përditesimi: 6 Gusht, 07:24

  • Share

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Temperaturat do të variojnë nga 18-34 gradë celcius.

Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore në verilindje e juglindje. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1-3 ballë.

 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?