Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri zbulon pagesën më të lartë që ka marrë në një koncert

8 Shkurt 2021, 20:46| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 20:50

  • Share

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, është padyshim një prej artisteve më të pëlqyera për publikun shqiptar, dhe pagesa e saj për koncerte është shumë e lartë.

Këngëtarja, e cila ishte e ftuar së fundmi në ‘NIN’, gjatë rubrikës “Haje ose Thuaje”, u pyet saktësisht se cila ka qenë pagesa më e lartë që ka marrë.

“8 mijë euro”, tha Anxhela, teksa shtoi se ka pasur edhe vlera shumë më të ulëta. Ndër të tjera, këngëtarja u pyet sa i takon arsyes më serioze për të cilën është grindur me personin e zemrës, nëse ka ose ka pasur.

‘Unë s’kam qenë pa person zemre, kështu që mund të të jap shumë arsye grindjeje. E vetmja gjë që më acaron është xhelozia, për këtë mund të grindem. Pastaj në qoftë se personi i zemrës grindet për gjëra të tjera, atëherë duhet të pyesni atë’.- u shpreh këngëtarja.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 23/05/2021 21:50

    Shume mire si bijonce vetem se ne eurosong nuk te shikojne shalet por zerin dhe kengen per shalet eshte nje festival tjeter ai I kuplarase nuk duhej ti perzjeje se del sallate e keqe

    Përgjigju
  • Nfjdnd: 08/02/2021 20:59

    E pyetet nese ka paguar taksat per kete shume?

    Përgjigju
    • Plastika: 10/02/2021 22:06

      I ka paguar po si jo, vetem se i ka paguar ne nje departament tjeter, te kirurgjia plastikes.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?