Foto ilustruese

Shifra alarmante nga COVID në Itali/ mbi 35 mijë raste dhe 580 viktima në 24 orë

10 Nëntor 2020, 22:26| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 22:27

  • Share

Italia po kalon një situatë të vështirë përsa i përket koronavirusit në vend.

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 35,098 raste të reja infektimi dhe 580 viktima të lidhura me COVID-19.

Shifra të tilla të viktimave nuk janë regjistruar që nga 14 prilli, kur ato arritën në 602.

Që nga fillimi i pandemisë, të infektuarit nga COVID-19, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, ka arritur në 995,463.

Në nivel rajonal kryeson sërish Lombardia, me 10,955 raste të reja në 24 orë, e ndjekur nga Piemonte (+ 3 659), Veneto (+ 2 763), Campania (+ 2 716) dhe Lazio (+ 2 608).

Aktualisht ka edhe 122 pacientë të tjerë në kujdes intensiv, sipas të dhënave nga Ministria, në një total prej 2,971 pacientësh.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?