Sociale

Shifra rekord, më shumë se 240 mijë shqiptarë kanë aplikuar deri tani për Lotarinë Amerikane

2 Nëntor 2021, 12:17| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 12:21

  • Share

Më shumë se 240 mijë shqiptare kanë aplikuar deri tani për Lotarinë Amerikane. Megjithëse ky është një numër rekord në Europë, sërish shifrat kanë një ulje krahasuar me vitet e mëparashme, ku numri i aplikantëve ka qenë edhe më i lartë.

Sipas statistikave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, deri tani kanë aplikuar 240.888 shqiptarë. Ndërkohë në vitin 2020 ishin plot 345 mijë aplikime dhe në vitin 2019 ishin 330 mijë aplikime.

Aplikimet për Lotarinë Amerikane do të mbyllen me datën 9 nëntor. Duhet theksuar se aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë, rregull ky që është futur në fuqi prej dy vitesh, pasi aplikimi nuk mund të bëhet vetëm me kartë identiteti.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?