Foto ilustruese

Bota

Shifra rekord në Itali/ 32.616 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ulet numri i viktimave

8 Nëntor 2020, 17:34| Përditesimi: 8 Nëntor 2020, 17:40

  • Share

ITALI- Në Itali, situata paraqitet alarmante duke shënuar përsëri një numër shumë të lartë të të infektuarve. Në testimet e bëra gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 32.616 persona.

Fatkeqësisht betejën me koronavirusin e humbën  331 persona gjatë 24 orëve të fundit, por pavarësisht kësaj numri i vdekjeve është ulur në krahasim me një ditë më para.

Italia po përjeton një karantinë të dytë në zonat të cilat konsiderohen vatër infektimesh e si pasojë qytetarët janë izoluar.

/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?