Shifra rekord për 24 orë, 9 viktima dhe 327 raste të reja me Covid! Aktori Koço Devole në gjendje të rënduar, del pozitive edhe Rudina Hajdari

1 Nëntor 2020, 16:04| Përditesimi: 1 Nëntor 2020, 18:03

  • Share

Nëntori ka filluar me një rekord të infektuarish dhe viktimash nga Covid në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se 9 viktima dhe 327 raste të reja me Covid, janë shënuar në 24 orët e fundit. Betejn  me Covid e kanë humbur 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 44 vjeç dhe 69 vjeç nga Tirana, 60 vjeçe nga Mati, 65 vjeçe nga Durrësi, 66 vjeç Tropojë, 68 vjeç nga Pogradeci, 71 vjeçe nga Elbasani, 71 vjeç nga Berati, 78 vjeç nga Korça. Ndërkohë kujtojmë se në orët e para të mëngjesit një pacient 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi (COVID 2) e për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 293 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Gjithsej gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1472 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 327 qytetarë të prekur nga virusi.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

152 raste në Tiranë, 25 në Durrës, 14 në Lezhë, 12 në Mirditë, nga 11 raste në Korçë, Elbasan, 10 në Kavajë, 9 në Gjirokastër, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Berat, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, nga 4 raste në Devoll, Mallakastër, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Vlorë, Librazhd, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, nga 2 raste në Pukë, Dibër, Prrenjas, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Roskovec, Bulqizë, Peqin, Klos, Skrapar, Cerrik.

"Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,246 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19", thuhet më tej në njoftimin e ministrisë.

COVID-19 – Statistika (1 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         327

Të shëruar ne 24 orë                                      57

Të shtruar në spitale                                       293

Humbje jete në 24 orë                                  9

Testime ditore                                                  1472

Testime totale              126,692

Raste pozitive                       21,202

Raste të shëruara               11,246

Raste Aktive                            9,438

Humbje jete                            518

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4782

Durrës                  873

Fier                         719

Korçë                    578

Shkodër                533

Lezhë                     437

Elbasan                  414

Vlorë               387

Berat               284

Kukës                      199

Gjirokastër           141

Dibër                 91

Ora 20:33
Infektohet me Covid mësuesja në Elbasan, disa ditë më parë doli pozitive drejtoresha

Konfirmohet pozitive me Covid-19 një mësuese në shkollën 9 vjeçare "Jorgji Dilo" në Elbasan.

Infektimet vazhdojnë po në të njëjtën shkollë ku disa ditë më parë rezultoi me Covid edhe drejtoresha e saj.

Pas rasteve mësimi do të vazhdojë normalisht pa ndërprerje.

Ora 14:43
I infektuar nga koronavirusi, aktori i humorit Koço Devole në gjendje të rënduar! Futet në intubim

 

1604258452_53261e560ed04ed1884e018236ad9e08.jpg

Aktori Koço Devole përpara se të intubohej
Aktori i mirënjohur i humorit Koço Devole ka rezultuar pozitiv me koronavirus disa ditë më parë, ndërkohë që dje është futur në intubim.

Burime për Report Tv mësojnë se aktori ka qenë prej disa ditësh në spital, ndërkohë dje ka dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit është rikthyer sërish dhe është futur në intubim. 

75-vjeçari Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar, dhe numëron në repertorin e tij qindra role, në filma dhe komedi.

Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor si edhe një prezantues spektaklesh.

Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

 

Ora 14:21
Deputetja Rudina Hajdari rezulton pozitive me COVID-19: Merreni seriozisht sëmundjen dhe masat mbrojtëse

1603630228_rudinahajdari.jpg

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari është infektuar nga koronavirusi.

Këtë e bën të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook. Deputetja thotë se ka vetëm simptoma të lehta dhe të përballueshme teksa qëndron e vetëizoluar në shtëpi.

Por ajo nuk do ta ndalojë punën teksa shprehet se do ta vijojë nga shtëpia.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit

Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19. Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve. Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online. Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja. Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj. Ruajuni për veten dhe familjet tuaja. Ju uroj shëndet të gjithëve

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • valiu: 01/11/2020 17:35

    MOS DILNI O NJEREZ nga shtepite kot se korona eshte verdalle.....

    Përgjigju
    • Njoni: 01/11/2020 20:08

      Po po vërdall duhet të jetë se del me orar, psh del mbas orës 21 dhe shkon nëpër lokale me muzikë (se i pëlqen muzika dhe femrat)

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?