Shifra rekord të të infektuarish/ ISHSH zbret në terren, lë pas këshillimet, nis me gjoba! Ndëshkohen 250 biznese

13 Qershor 2020, 11:12| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 11:35

  • Share

TIRANË- Pas më shumë se një jave "liri totale", ku pothuajse gjithçka i ishte kthyer normalitetit, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka zbritur në terren, ku nga kontrollet e kryera kanë konstatuar se bizneset nuk respektonin protokollet e sigurisë, çka reflekton edhe një numër të lartë të të infektuarve.

 Vetëm ditën e djeshme janë kryer 1065 inspektime në të gjithë vendin,  ku 250 biznese janë gjobitur. E megjithatë, në total janë bërë 67320m ku siç njofton ISHSH, bizneset janë këshilluar për respektimin e protokollit të sigurisë, megjithatë duket se kjo "këshillë" ka shkuar në vesh të shurdhët.

"Ne jemi në terren dhe kemi kryer 67320 inspektime në gjithë vendin gjatë kësaj periudhe. Ne kemi qene çdo ditë në terren dhe kemi këshilluar subjektet, tolerance jonë do të jetë zero ndaj çdo subjekti", tha Vjollca Braho, drejtore e ISHSH.

Report Tv e ka ngritur si shqetësim se me lehtësimin e masave, autoritetet shtetërore nuk kanë ushtruar kontrolle të efektshme në të gjitha njësitë tregtare, lokalet e restorantet dhe gjithçka tjetër që u rihap për disntancimin sociale dhe masat e tjera, ndërkohë që kanë lënë mënjanë fushatën sensibilizuese për qytetarët. Ky neglizhim është shoqëruar edhe me raste të shumta në 24 orë, ku gjatë ditës së sotme është arritur rekordi me 48 të tilla, dhe vetëm 5 të shëruarit.

Për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shifra të tilla janë brenda pritshmërive, por nuk ka qenë i këtij mendimi kryeministri Edi Rama i cili ka paralajmëruar se nëse do të vijohet me këto ritme, do të rikthehet karantina.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaban: 13/06/2020 11:27

    Pse zonja e mban ulur masken kur flet? Pikerisht ata qe duhet te jene shembull, veprojne te kunderten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?