Kosova & Rajoni

Shifra të frikshme në Kosovë, rekord i të infektuarve me Covid-19

28 Mars 2021, 16:47| Përditesimi: 28 Mars 2021, 16:50

  • Share

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 10 persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.840.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç)", njofton Instituti.

Ndërkohë që janë shënuar 914 raste të reja, shifër kjo e cila është më e larta gjatë vitit 2021.

Rastet pozitive: Prishtinë 302 raste, Gjakovë 77 raste, Prizren 65 raste, Gjilan 64 raste, Mitrovicë 60 raste, Lipjan 46 raste, Ferizaj 38 raste, Pejë 31 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Klinë 25 raste, Kamenicë 22 raste, Deçan 20 raste, Obiliq 19 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Dragash 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Hani i Elezit 4 raste, Istog 4 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat: Hani Elezit, Graçanicë, Shtime dhe Viti.

Prishtina është qyteti më i prekur në vend pasi shënon numrin më të lartë të viktimave, por edhe të rasteve të reja.

Një tregues pozitiv mbetet numri i të shëruarve, ku në orët e fundit 602 qytetarë kanë arritur të mposhtin virusin dhe 13.726 raste janë ende aktive. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?