Foto ilustruese

Shifra të larta infektimesh në Greqi, 27,776 raste të reja dhe 85 viktima në 24 orët e fundit! 654 pacientë të intubuar në spitale

10 Janar 2022, 17:02| Përditesimi: 10 Janar 2022, 17:04

  • Share

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi. Sipas raportimeve 27,766 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID.

Prej fillimit të pandemisë në Greqi, janë regjistruar në total 1,535,382 raste me COVID, prej të cilëve 49,9 për qind janë meshkuj.

Gjatë 24 orëve të fundit, fatkeqësisht 85 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin. Prej fillimit të pandemisë në shtetin grek, janë shënuar 21,479 viktima.

Numri i pacientëve të intubuar ka arritur në 654, mosha mesatare e të cilëve është 64 vjeç.

Sakaq, mjekët apelojnë qytetarët të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e COVID dhe varianteve të reja të tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?