Foto ilustruese

Shifra të larta infektimesh në Itali, rreth 200 mijë raste të reja dhe 313 viktima në 24 orët e fundit

12 Janar 2022, 20:33| Përditesimi: 12 Janar 2022, 20:37

  • Share

Italia ka regjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Mësohet se pas 1,190,567 testimeve të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID 196,224 qytetarë.

Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit 313 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve dhe viktimave.

Dje në Itali u regjistruan në total 220,532 të infektuar dhe 294 të vdekur nga koronavirusi.

Italia dhe shumë vende të tjera të botës aktualisht po përballen me një valë infektimesh për shkak të variantit 'Omicron'.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?