Foto ilustruese

Shifra të larta infektimesh në Maqedoninë e Veriut! 1,865 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! Shërohen 784 të tjerë

13 Janar 2022, 18:05| Përditesimi: 13 Janar 2022, 18:08

  • Share

Shifrat e infektimeve nga koronavirusi edhe në Maqedoninë e Veriut janë të larta. Në 24 orët e fundit 1,865 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 6,173 testime të kryera.

Fatkeqësisht 8 persona nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Sipas raportimeve, viktimat ishin 2 nga Shkupi dhe Manastiri, 1 nga Prilepi, Ohri, Strumica dhe 1 nga Valandova.

Sakaq, 784 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve. Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 239,920 të infektuar, ndërsa 8,070 qytetarë kanë humbur jetën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?