Ish- deputeti Bardh Spahia

Shifra të larta me COVID/ Spahia: Situata jashtë kontrollit, bëhu burrë Edi Rama, njëherë të vetme në jetë mbaj përgjegjësi

4 Korrik 2020, 16:41| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 16:59

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po e keqmenaxhon situatës pas hapjes për shkak të COVID-19, teksa i ka hartuar disa pyetje për të cilat kërkon që të marrë një përgjigje.

Nëpërmjet ish- deputetit Bardh Spahia, demokratët thonë se pavarësisht këshillimeve të dhëna nga opozita, Rama dhe ministria e Shëndetësisë nuk i ka marrë parasysh asnjë nga propozimet, duke e bërë sipas tyre dështimin edhe më të rëndë.

Referuar shifrave, ku gjatë javës së fundit ka pasur minimumi 2 vdekje në 24 orë, Spahia thotë se është një tregues i qartë se si koronavirusi "është ai që drejton dhe jo autoritete që e menaxhojnë atë".

"Nga shifrat që publikohen cdo ditë është e dukshme, se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë është Covid-19, ai që “drejton” e jo autoritetet që e menaxhojnë atë. Pasi izoloi rreptësisht shqiptarët (ajo kohë duhej mirëpërdorur), Edi Rama dështoi të merrte masa për menaxhimin e situatës nga pandemia! Fakt është se sot spitalet janë vatrat kryesore të infeksionit dhe përgjegjësit e rritjes së numrave, si në personelin shëndetësor ashtu edhe tek qytetarët!

Testimet me pikatore në kohën e izolimit dhe ato të papërfillshme në raport me situatën këtë periudhë, dëshmojnë se nuk ka një strategji konkrete për t’u përballur me këtë situatë! Mes ministres që quan “punë” publikimin e fotove e videove të propagandës, e zërave që dalin përditë, që recitojnë nevojën për higjienë e distancim social, kjo qeveri që moralizon qytetarët, qartazi e ka lëshuar situatën dhe është dorëzuar para saj. Në kohën kur duhej të merrte masa, që në periudhën e izolimit, Edi Rama e kishte mendjen të prodhonte gënjeshtra, se vendi kishte numër të ulët të prekurish, kur thjesht kryente shumë pak testime, pavarësisht thirrjeve të OBSH e opozitës “Testoni, testoni, testoni”!!!

E kishte mendjen të vidhte buxhetin e shtetit, përmes tenderave sekretë me cmime të fryra (për të cilat SPAK ende nuk po ndihet), e të bënte lypësin me partnerët ndërkombëtarë! Tani ka pacipësinë të fajësojë qytetarët për daljen e situatës jashtë kontrollit, kur në fakt i vetmi përgjegjës është vetëm Edi Rama!!! Asnjëherë nuk ua vuri veshin propozimeve tona, bazuar në një ekspertizë profesionale të angazhuar enkas nga PD edhe pse nuk është detyra e opozitës të jetë këshilltari i qeverisë! E kemi bërë në mënyrë të përsëritur me bindjen se ky virus i panjohur kërkonte një ekspertizë sa më të gjerë e impenjim maksimal nga të gjithë. Por teksa injoroi cdo këshillë e situata i ka dalë jashtë kontrollit, është koha që Edi Rama të mos fshihet por t’u thotë shqiptarëve:

- A ka një plan? A ka një strategji për të vënë nën kontroll këtë situatë?
- Cilat janë masat që po ndërmerr, në kuadër të cilës strategji?
- Cfarë po bën për sigurinë shëndetësore të shqiptarëve?

Eshtë anormale që njeriu që ndillte panik e kërcënonte me gjoba e burg, tani fshihet kur nuk ka ditë pa viktima për shkak të Covid-19? Cili kryeministrër i përgjegjëshëm injoron një situatë të tillë, por shfaqet sikur ka prioritet cështje gjeopolitike? Vetëm fajtorët e papërgjegjshëm e të pamjekuar mendërisht fshihen pas zonjave, që nxjerrin për të lexuar shifra në rritje, viktima e të prekur, apo foto të laboranteve të ISHP-së. Po, ato po e bëjnë më së miri punën e tyre! Po ti zonja ministre, po ti z.kryeministër, ju, cfarë dreqin po bëni? Thuajani shqiptarëve, me taksat e të cilëve paguheni, e paguani që nga deliret gjeopolitike, deri tek makutëria e shfrenuar, edhe kur ka situatë pandemie!

Cfarë po bëni, për të menaxhuar këtë situatë përvec videove të turpshme të propagandës, ku ministrja shfaqet si xhandar nëpër biznese, me kërcënim për mbyllje të tyre, kur spitalet i ka vatra infeksioni e të ifektuar ka pothuaj në cdo institucion publik, përfshi kryeministrinë? Sa i pacipë duhet të jesh të luash një teatër kaq mjeran?

Bëhu burrë Edi Rama e njëherë të vetme në jetën tënde! Mbaj përgjegjësi! Ke të bësh me jetë njerëzish që po humbasin ditë pas dite, dhe e ardhmja mund të jetë shumë më e zymtë nëse nuk merr masa, sa më parë", shkruan Bardhi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bruno: 05/07/2020 08:37

    Bohu burre Bardh Spahie merre vete ne dore ket pune.

    Përgjigju
  • Deshtaket e PD-se: 05/07/2020 02:23

    O bardh spiuni spahia, jo per gje por je nje cope kari qe akoma se ke kuptuar.

    Përgjigju
  • Ariu: 04/07/2020 19:28

    Ik more q.. shkerdhat muti...nuk ke fytyr ti b.q...te flasesh ...cop muti

    Përgjigju
  • Genti: 04/07/2020 19:09

    Po ti ke mbajtur pergjegjesi kur ishe ZV.Minister, Po per kusheririn qe ke pasur Drejtor te Pergjithshem te Tatimeve keni mbajtur pergjegjesi, Po per Konsullatat qe u punesuat si fis ke pergjegjesi. Halabak

    Përgjigju
  • duhet me thon diçka: 04/07/2020 17:30

    kjo opozita kur ishin masat e forta i kritikonte, tani prap i kritikon ? ska me çfar te merret dhe duhet me bo politik vend pa vend duke perserit gjerat vazhdimisht

    Përgjigju
    • lola: 05/07/2020 02:08

      dhe nuk e kuptojne qe u bene bajat dhe nuk do i besoje njeri dhe kur te kene te drejte

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?