Në 24 orët e fundit janë infektuar 835 persona dhe janë shënuar 11 humbje jete. Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën edhe mjeku në Kavajë, Hidajet Deda i cili kishte rreth një muaj që vuante nga koronavirusi, si dhe një efektiv policie në Elbasan. Ndërsa janë infektuar edhe deputeti socialist për Beratin, Fadil Nasufi dhe këngëtarja Manjola Nallbani.
Nga 2.253 testime të kryera gjithsej në 24 orë, 133 janë testime janë kryer për arsye depistimi, ndërsa janë konfirmuar pozitiv 835 persona. Rastet janë shënuar 306 raste në Tiranë, 59 në Vlorë, 52 në Lushnje, 50 në Shkodër, 45 në Berat, 37 në Korçë, 29 në Durrës, 27 në Sarandë, 23 në Pogradec, 22 në Fier, 20 në Gjirokastër, 18 në Librazhd, nga 14 raste në Kavajë, Peqin, nga 13 raste në Krujë, Përmet, Gramsh, nga 10 raste në Kukës, Dibër, nga 9 raste në Skrapar, Pukë, nga 7 raste në Elbasan, Kuçovë, 6 në Tepelenë, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Has, Malësi e Madhe, 3 në Mallakastër, nga 2 raste në Mat, Delvinë, nga 1 rast në Devoll, Bulqizë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra të moshave nga 59 vjeç në 79 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 329 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.481 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat, duke vendosur maskën në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.
Për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
COVID-19 – Statistika (29 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 835
Të shëruar ne 24 orë 329
Të shtruar në spitale 482
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2.253
Testime totale 188.496
Raste pozitive 37.625
Raste të shëruara 18.481
Raste Aktive 18.346
Humbje jete 798
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9371
Fier 1378
Durrës 1333
Korçë 1010
Vlorë 952
Shkodër 904
Elbasan 870
Lezhë 722
Berat 621
Gjirokaster 572
Kukës 408
Dibër 205
Një punonjëse e shtëpisë së foshnjës në Vlorë ka rezultuar pozitive me COVID-19 duke e çuar numrin e të prekurve në këtë institucion në 6 persona.
Gjithashtu tamponi u është bërë edhe 3 punonjësve të tjerë të shtëpisë së foshnjës në Vlorë dhe pritet të dalë përgjigja e tyre.
Deputeti i PS për Beratin, Fadil Nasufi është infektuar me COVID.
Berati në total ka 566 raste pozitive me COVID dhe nga 20 rastet e raportuara dje në Berat, disa janë mjekë, mësues dhe punonjës në institucione të ndryshme.
Rastet në Berat janë 1 sanitare në Repartin Infektiv në Spitalin e Beratit, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Hinkë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Dyshnik, 1 sanitare në shkollën e mesme "Kristaq Capo" në Berat, 1 inxhinier nafte në Kuçovë, 2 shofera institucionesh.
Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 16 humbje jete nga COVID dhe 545 qytetarë të infektuar.
Këngëtarja Manjola Nallbani ka rezultuar pozitive me COVID-19. Lajmi është dhënë nga vetë këngëtarja, e cila thekson se prej disa ditësh është e izoluar në banesën e saj.
Duket se infeksionin e COVID-19, Manjola Nallbani po e kalon lehtë dhe se shpreson se t'i rikthehet sa më shpejtë jetës normale.
"Në të vërtetë prej pak ditësh kam rezultuar pozitive me covid prandaj , jam izoluar e shpresoj që t'i rikthehem normalitetit së shpejti. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Ju dua!", shkruan ndër të tjera Nallbani.
Më herët COVID i merr jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Ka ndërruar jetë mjeku Hidajet Deda në Kavajë, i cili kishte rreth një muaj që vuante nga koronavirusi. Gjithashtu ndërroi jetë edhe një efektiv policie në qytetin e Elbasanit.
COVID i merr jetën një tjetër mjeku në vendin tonë.
Ka ndërruar jetë mjeku Hidajet Deda i cili kishte rreth një muaj që vuante nga koronavirusi.
Aktualisht mjeku i njohur ishte në pension por për shkak të nevojës spitalit të Kavajës për mjek ai kishte vendosur të rikthehej në shërbim të pacientëve.
COVID i solli probleme të tjera shëndetësore të cilat nuk i mposhti dot.
Ndërkaq sot ka ndërruar jetë nga COVID edhe një efektiv policie në Elbasan. Bëhet fjalë për Banush Ferhatin, i cili ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare.
Ferhati ka qenë i shtruar te "Shefqet Ndroqi" prej 5 ditësh dhe fatkeqësisht nuk e ka fituar dotë këtë betejë.
Një tjetër humbje jete nga rradhët e policisë është shënuar ditën e sotme.
Sot ka ndërruar jetë efektivi i drejtorisë vendore të policisë Elbasan, inspektor Banush Ferhati në moshën 57 vjeç.
Ferhati ka qenë i shtruar te "Shefqet Ndroqi" prej 5 ditësh dhe fatkeqësisht nuk e ka fituar dotë këtë betejë.
Ndërkohë, Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta është shprehur për Report Tv se janë 700 policë të infektuar me koronavirus, nga të cilët 11 kanë humbur jetën.
Numri i vitkimave ditore nga COVID vijon të jetë i lartë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve dje ministria e Shëndetësisë raportoi se janë shënuar 16 humbje jete nga COVID si dhe janë infektuar 545 qytetarë.
Ky lajm i tmerrshem ,qe eshte Manjola me Covid, duhet heq menjehere se perhap panik. Manjola e shperndau ne televizor te shtunen e te premnten, ka smu ene burrin e vet Sokolina Nallbanin. Ishalla spo a blloko reformen.
PërgjigjuPer mua situata eshte alarmante ,K.Bashkive duhet te ken emrat e qytetarve te infektuar me COVID-19,dhe duhet ti mbajne nen kontroll ,per respektimin e rregullave te pandemis.Ka persona te pa ndergjegjshem qe dalin per te ber pazar ,ose per kafe.Po te llogorism se,835 personat e infektua ,te ken takuar nga 5 persona secili,jan edhe 4.175 person te ifektuat te pa-indentifikuar .
PërgjigjuA ka ndonje nr telefoni per te denoncuar keta qe jane me kovid dhe dalin ne xhiro ,,? Sidomos ne lagjen lirim ne vlore bastardet e infektuar jane ne xhiro,askush nuk u thot gje.
Përgjigju