Greqia ka regjistruar 5,899 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se 7 prej rasteve janë konfirmuar në pikat hyrëse të vendit.
Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjisturar 984,301 raste, prej të cilëve 50.5% janë meshkuj.
Fatkeqësisht, 81 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID në 24 orë, duke e çuar numrin e viktimave në 18,901 që prej fillimit të pandemisë.
Sakaq, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se mosha mesatare e viktimave është 64 vjeç dhe 95.4% kishin sëmundje shoqëruese.