Një ofertë e padëgjuar më parë në historinë e futbollit. Kjo ka ndodhur me Kylian Mbappe, i cili në momentin e fundit ka ndërruar mendje duke refuzuar Real Madrid që më herët kishte arritur marrëveshje dhe ka firmosur me francezet. Sheikët për të mbajtur xhevahirin e tyre kanë paguar një shifër prej 300 milionë eurosh pasi sulmuesit i mbaronte kontrata në fund të qershorit.
Si të mos mjaftonte kjo Mbappe për 3 sezonet që ka rinovuar do fitoj 150 milionë euro në total, ose 50 në vit pa përfshirë taksat, pasi me teksa është 100 milionë euro.
Jo vetëm kaq po Mbappe tashmë ka të drejtë të zgjedhë trajnerin e klubit, mund te japë mendim për drejtorin sportiv dhe vendos kush vjen e kush iken në merkato.
Sa i përket shifrave rinovimi me Mbappen i ka kushtuat Paris SG 600 milionë euro në total. Pa diskutim që një lojtar futbolli nuk vlen kaq, por vetëm inati që mos të transferohet te Real Madrid ka tërbuar sheikët.