Shifrat/ Aksidentet përgjakin janarin, 22 viktima në rrugë

18 Shkurt 2021, 15:30| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 15:43

  • Share

Pesë të vdekur më shumë janë regjistruar si pasojë e aksidenteve përgjatë muajit Janar krahasuar me Janarin e 2020-ës. Aksidenti më i rëndë ishte ai i 14 janarit, ku humbën jetën katër anëtarë të një familjeje nga Kosova. Shkaqet kryesore të përplasjeve vazhdojnë të jenë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

Pasditja e 14 janarit do ishte tragjike për familjen Avdijaj nga Kosova. Katër anëtarë të familjeje mbetën të vdekur në një aksident tragjik në Rrugë të Kombit.

Në mesin e tyre humbën jetën edhe dy të mitur, si shkak i një parakalimi të gabuar të drejtuesit të mjetit. Si pasojë e përplasjes me një kamion, shpëtoi vetëm një tre vjeçare.

Në janar, ky aksident ishte më i rëndi, Në tërësi ky muaj rezulton i dhunshëm për drejtuesit e mjeteve për shkak të shpejtësisë dhe parakalimeve të gabuara.

Në muajin e parë të vitit 2021 u rregjistruan 32 përplasje rrugore më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë Janar ndodhën 125 aksidente, kurse në janarin e 2020-ës regjistroi 93 aksidente.

Raporti i INSTAT thotë se në 31 ditët e muajit u regjistruan 22 viktima, të cilët për fat të keq nuk mbijetuan nga përplasjet.

Në janar të 2020-ës u regjistruan 17 viktima, pesë më pak se janari i 2021-shit. Të dhëna negative për muajin janar vijnë edhe për plagosjet. Raportohet se në aksidentet rrugore janë lënduar 143 persona,  e krahasuar me janarin e 2020-ës, janë 40 plagosje më shumë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 18/02/2021 19:09

    Duhen kontrolle te rrepte te autoshkollat se ata maskarenj ju japin patenten me leke disa personave qe nuk e kane idene si mund te ngasin makinat , thashe maskarenj per ata qe shesin patenta pa ofenduar te ndershmit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?