Shifrat e 6 marsit/ PS rritje në të 6 bashkitë, arrin kulmin në Dibër me 20%, Berisha-Meta ngushëllohen me humbjen e Bashës

7 Mars 2022, 17:42| Përditesimi: 7 Mars 2022, 21:00

  • Share

Partia Socialiste me në krye Edi Ramën vijon të shtojë mbështetjen popullore edhe pas 9 vitesh në pushtet, e ndihmuar edhe nga tkurrja e votuesve të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Ky është mesazhi i qartë i zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 mars 2022.

Partia Socialiste ka shënuar rritje në të gjashtë bashkitë me 5 deri në 20 %, krahasuar me rezultatin në këto bashki në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Nëse i referohemi numrit të votave, rritja më e theksuar dhe reale rezulton në bashkitë e Shkodrës dhe të Dibrës, ndërsa në 4 bashkitë e tjera, për rritjen e PS-së, ka ndikuar rënia e opozitës, ku përfshihet PD-ja zyrtare dhe Shtëpia e Lirisë së Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Në Bashkinë e Dibrës, rritja e PS-ja ka shënuar kulmin me 20% krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Në Bashkinë e Dibrës, në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022, kandidati i PS-së Rrahim Spahiu ka fituar me 13 995 vota ose 60.8 %, kandidati i PD-së Luan Haka ka marrë 4437 vota ose 19.2 % dhe kandidati i Shtëpisë së Lirisë Përparim Kryemadhi 4478 vota ose 19.4 %.

Në zgjedhjet e 2021, PS-ja, në Bashkinë Dibër, ka marrë 11459 vota ose 40.8 % të votave, PD-ja 13747 vota ose 49 % dhe LSI-ja 2333 vota ose 8.3 %. Pra rritja e PS në Dibër është edhe me numër votash, por edhe për shkak të braktisjes së opozitës nga votuesit.

Në Bashkinë e Shkodrës, Partia Socialiste është rritur në raport me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ndonëse zgjedhjet i fitoi kandidati i aleancës Berisha-Meta.

Në Bashkinë e Shkodrës, kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë, Bardh Spahia, po fiton me 20 125 vota ose me 43.6 %. Kandidatja e PS-së Majlinda Angoni ka marrë 18 205 vota ose 39.5 %, ndërsa kandidati i PD-së Xhemal Bushati ka marrë 7749 vota ose 16.8 %. Në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit 2021, në Bashkinë e Shkodrës, PS-ja mori 1548 vota ose 28 %, PD-ja 29893 vota 43 % dhe LSI-ja 7880 vota ose 9.3 %.

Në Vorë PS-ja është rritur me 16 % për shkak rrudhjes së opozitës, ndonëse ka marrë më pak vota se sa në 2021.

Në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022, kandidati i PS-së për Bashkinë Vorë Blerim Shera ka marrë 8431 vota ose 69 % të votave. Kandidati i PD-së Ymer Marku ka marrë 764 vota ose 6 %, ndërsa kandidati i Shtëpisë së Lirisë Lulzim Vrana ka marrë 2956 vota ose 24 %. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në Bashkinë e Vorës, PS-ja ka marrë 8458 vota ose 53 % të votave, PD-ja 5705 vota ose 36 % dhe LSI-ja 900 vota ose 5.7 %.

 

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Bashkinë e Rrogozhinës, ku Partia Socialiste është rritur me 10 % krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, edhe me numër votash, por më shumë për shkak të rrudhjes së opozitës në këto zgjedhje.

Në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022, kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla fitoi zgjedhjet me 5438 vota ose rreth 61 %. Kandidati i Partisë Demokratike, Ferdinad Saraçi ka marrë 1966 vota ose rreth 22 %. Kandidati i aleancës Berisha-Meta (Shtëpia e Lirisë), Hekuran Xhani ka marrë 1550 vota ose 17 %. Në zgjedhjet parlamentare 2021, në Bashkinë e Rrogozhinës, PS-ja ka marrë 5337 vota ose 50 %, koalicioni i PD-së 3949 vota ose 37 % dhe LSI-ja 618 vota ose 5.8 %.

Në Bashkinë e Durrësit, në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022, kandidatja e PS-së Emiriana Sako është shpallur fituese me 39 157 vota ose 58 %, kandidati i PD-së Luan Hoti ka marrë 7937 vota ose 11.8 % dhe kandidati i i Shtëpisë së Lirisë Ardian Muka 19 876 vota ose 29.6 %. Por, në zgjedhjet parlamentare 2021, në Bashkinë e Durrësit, PS-ja ka marrë 52293 vota ose 50 %. PD-ja ka marrë 43478 vota ose 41.6 % dhe LSI-ja 6255 vota ose 6 %. Pra, PS ka marrë 13 vota më pak se në 2021, nga ana tjetër por 8 % më shumë për shkak të rënies së opozitës.

Në Baskinë e Lushnjes, Partia Socialiste është rritur me 5 % të votave, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, për shkak të rënies së opozitës. Në Bashkinë e Lushnjës, në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022, kandidatja e PS-së Eriselda Sefa është shpallur fituese me 21 477 vota ose me 58.8 %. Kandidati i PD-së Indrit Sefa ka marrë 3809 vota ose 10 %, ndërsa kandidati i Shtëpisë së Lirisë Elton Bano ka marrë 11 238 vota ose 30.7 %.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në Bashkinë e Lushnjes, PS-ja ka marrë 24 794 vota ose 53.7 %, PD-ja 17069 vota ose 36.9 % dhe LSI-ja 2911 vota ose 6.3 %.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • karadakliu: 08/03/2022 08:36

    Te tre ishit fatkeqesia politike,kombetare e njerezore e shqiptarve dhe Shqiperise.Dje sh qiptaret hoqen qfet kete "morr" te vjete,hoqen varferine dhe krimin nga vetja.Hoqen tmerrin dhe kaosin politik,kombetar e njerezor.Per habi Shkodra gjithmonë marret per menquri e trimeri,dje mbeti ne balten kunderrmuesi te Salihut dhe Ilirit,dy personave me te sh emtuar tash tridhjet vjet te politikes"demokratike" shqiptare.

    Përgjigju
  • Gripi: 07/03/2022 18:43

    5 mije leke ta coje naften dhe prape rritje te frikshme do kete qeveria ne votime. E kuptoni qe nuk ka votim per veten, per hallet e tyre por vetem militantizem? Iku kjo, po shkodra qe voton Kandidatin e Non Grata dhe te Like Floririt? Cfare do fitoje? Apo lesht e currit njelloj si me Voltanen. Ashtu qendroni te palekundur bastione te partive dhe jo halleve tuaja.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 07/03/2022 17:54

    Nuk funksionuan grupet guerile per mbrojtjen e votes?Prandaj deshtuat.Ah mor Gaz Kavaja c'na bere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?