Foto ilustruese

Shifrat e infektimeve të larta, Gjermania pritet të zgjasë masat shtrënguese anti-COVID

4 Janar 2021, 09:03| Përditesimi: 4 Janar 2021, 09:06

  • Share

GJERMANIA- Për shkak të situatës epidemiologjike aktuale në Gjermani, Angela Merkel dhe drejtuesit politik rajonal pritet të bien dakord për një zgjatje të masave shtrënguese anti-COVID, ditën e martë.

“Shifrat e infektimeve janë ende shumë të larta, kështu që na duhet të zgjasim kohëzgjatjen e masave”, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Shkalla e infektimeve duhet të ulet në mënyrë të qëndrueshme ka shtuar ministri dhe se kjo është një zgjidhje më e mirë se sa të lirohen masat tani dhe më vonë të vijnë pasoja më të rënda.

Qeveria Gjermane dhe përpara Krishtlindjes, kishte vendosur masa tepër të ashpra anti-COVID, po pavarësisht kësaj infektimet në vend kanë vazhduar të rriten.

Numri total i infektimeve ka shkuar 1,783,896, ndërkohë që numri i viktimave është 35,105 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke u bërë kështu vendi i 10 në botë më i goditur nga koronavirusit.

Gjermania ka qenë një ndër ato shtete të cilat janë përballur më së miri fillimisht me pandeminë, por duket sikur vala e dytë e COVID-19 ka gjetur të papërgatitur këdo.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?