Ekonomi

Shifrat e INSTAT/ Industria e turizmit ende nën 'kthetrat' e pandemisë, ‘lulëzon’ ndërtimi e industria, rritet prodhimi e punësimi

19 Qershor 2021, 19:32| Përditesimi: 19 Qershor 2021, 19:37

  • Share

Rimëkëmbja ekonomike duket e vështirë për një sërë sektorë, që u goditën edhe më shumë prej saj. Ndonëse sezoni turistik ka nisur dhe do duhej që të shënoheshin rritje, shifrat e INSTAT tregojnë të kundërtën. Aktiviteti i agjencive turistike dhe bareve e restoranteve vijojnë të regjistrojë rënie në xhiron e tyre e për pasojë vijojnë të largojnë punonjësit nga puna.

Sipas raportit të INSTAT në tremujorin e parë të këtij viti shitjet e agjencive turistike janë ulur me 46,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë është ulur me 23.6% numri i të punësuarve, si dhe është tkurrur me 20.9 fondi i pagave. Shkak për këtë rënie të vazhdueshme është bërë pasiguria për të ardhmen dhe kufijtë e mbyllur me BE. Të dy këto faktor bënë që të huajt por edhe shqiptarët të mos rezervonin apo të udhëtonin normalisht.

E njëjta situatë është edhe me hotelet, të cilat në mungesë të aktiviteteve në ambiente të mbyllurave por edhe të turistëve në këtë periudhë kanë shkurtuar pagat dhe stafit ndërsa shitjet janë ulur me 5.5%.

Edhe sektori i bareve dhe restoranteve nuk është në situatë të mirë ekonomike, pavarësisht se shumë sektorë të ekonomisë kanë nisur të rimëkëmben. Sipas të dhënave tek kategoria e bareve dhe restoranteve janë ulur shitjet me 6.9%, është tkurrur punësimi me 9.5% dhe pagat me -0.2%. Të dy këto sektor pritet të marrin një hov ri-ngritje në muajit e verës për shkak edhe të sezonit turistik.

Ndërkohë industria dhe ndërtimi janë dy nga sektorët që po gjallërojnë aktivitetin e tyre ekonomik. Sipas INSTAT në tre muajit e parë të këtij viti krahas bumit të ndërtimeve në vend, janë rritur me 12.9% shitjet e këtij biznesi, është rritur punësimi me 5.4% dhe pagat me 11.7% si dhe prodhimi me 16.1%.

Po ashtu edhe industria po përjeton ditë pozitive për shkak se shitjet janë rritur me 23%, nga ana tjetër në rritje prej 19.9% është edhe prodhimi. Përmirësimi i këtyre dy treguesve ka sjell edhe rritje të numrit të punësuarve dhe pagave në industri për periudhën janar-mars 2021 krahasuar me vitin e kaluar.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?