Ekonomi

Shifrat e INSTAT/ Në tremujorin e tretë të 2021-it energjia elektrike u rrit me 12%, humbjet në rrjet ranë me 5.7%

24 Nëntor 2021, 11:38| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 16:52

  • Share

Një rritje me 12% ka shënuar prodhimi i energjisë elektrike në vend gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021. Sipas shifrave të INSTAT prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 7,2 % duke arritur vlerën 1.371 GWh nga 1.280 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2020.

Humbjet në rrjet arritën vlerën 343 GWh nga 325 GWh duke shënuar kështu një rritje me 5,7 %.  Sa i përket humbjeve në transmetim INSTAT raporton se janë rritur me 16,7 % ndërsa humbjet në shpërndarje janë rritur me 4,3 %.

Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rritje me 7,8 %, ndërsa humbjet jo teknike në  shpërndarje kanë shënuar një rënie me 2,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020.

"Prodhimi i energjisë elektrike u realizua nga hidrocentralet publike në masën 76,3 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 22,7 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 1,0 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike. Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e tretë të vitit 2021, arriti vlerën 975 GWh nga 666 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 46,5 %. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 323 GWh nga 139 GWh duke shënuar një rritje me 2,3 herë", thuhet në raport.
 


(Kliko ketu per te lexuar statistikat e plota)

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?