TIRANË - Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella ishte sot në Report Tv teksa foli për masat e paraburgimit në Shqipëri që janë në shifra të larta. Shella thekson për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo çështje nuk lidhet me 1 apo 2 politikanë, por duhet vënë re se burgjet janë të mbipopulluara.
'Ka lindur një debat me atë që është kategoria e veprimit të të akuzuarve nga SPAK, politikanët. Çështja e komunikimit të kriterit të masës së arrestit, kemi sjellë raportet e DASH për situatën e të paraburgosurve. Ka implikim se në Shqipëri mbahen në burgjet persona që janë të dyshuar. Pastaj fillon një dinamikë tjetër. Nuk po diskutojmë 1 apo 3 politikanë. Burgjet janë të mbipopulluara. SPAK ka një kontingjent shumë të vogël. Shqipëria nuk ka burgje mjaftueshëm për trajtim human në institucionet e dënimit. Shteti duhet të garantojë disa hapësira për çdo person që vuan dënimin. Nuk i garanton. Kemi implikime në sferën e të drejtave të njeriut.'
Problem në dhënien e masës së arrestit me burg teksa kryhen hetimet nuk janë vetëm nga SPAK, por më tepër nga prokuroritë e rretheve.
'U diskutua mënyra si organi i akuzës dhe gjykata speciale po performon rolin e vet. Treguesit janë të mirë. SPAK dhe GJKKO kanë tregues të mirë. Janë eficientë, transparent. Këta të korruptuarit i futen për ato para deri në gjunjë kënetës. Nëse i ke konfiskuar pronat, nëse hetimet përmbyllen dhe dosja dërgohet në gjykatë, organet hetimore duhet të jenë sensitive ndaj çështje të të drejtave të njeriut. Prokurorët mund të kenë dorë të rëndë në mënyrën si ushtrohet pushteti. Drejtësinë e jep gjykata.'
Sidoqoftë shifrat e larta të paraburgimit nuk janë standard europian, shton Shella. Ndërsa problem tjetër evidenton zbrasjen e gjykatave nga gjyqtarët si pasojë e vendimeve të KPA-së, që penalizon qytetarët në trajtimin dhe vonesat në çështje.
'Nuk është standard europian. A zbeh rolin e SPAK? Por duhet të jemi më vigjilent për prokuroritë e rretheve. Stoku rritet në Gjykatën e Apelit. Nuk ka gjyqtarë. KPA jep gjyqtarë. Në pamundësi për gjyqtarë i hyn në hise qytetarëve. I kemi prekur këto probleme, fajtori i zbrasjes së gjykatave është mungesa e vetëpërmbajtjes së KPA. KPA boshatisën gjykatat. Heqin gjyqtarë nga puna për hiçmosgjë duke penalizuar qytetarët shqiptarë.'
Komente

Cannabis futesh Burg, kurse per miliona t vjedhura popullit rri shpi? Per ke ndjeshmeri i nderuar?
Përgjigju