Opinion

Shifrat e pashpjegueshme të sondazheve për 25 prillin dhe precedenti 25 vjeçar

11 Prill 2021, 07:34| Përditesimi: 11 Prill 2021, 07:37

  • Share

Janë diskutuar me hollësi të dhënat e sondazhve të publikuara nga mbi 4 media televizive për zgjedhjet e 25 prillit, ku një pjesë thonë që përçojnë logjikën që vjen nga terreni, e një pjesë nuk i besojnë.

Çka përbën realisht një fenomen të polarizimit politik në vend, ku panelistët e opozitës nuk i pranojnë rezultatet, në ato qarqe në të cilat PD e LSI janë humbëse, e nga ana tjetër, i pranojnë me zell aty ku partitë që ato përkrahin, dalin si fituese.

Por asnjëri prej panelistëve nuk ka analizuar në thellësi me argument një fenomen që në Shqipëri vërehet jo sot, por që prej 30 vitesh.

Që vota përgjithësisht nga popullsia në vend, është pjesë e polarizimit dhe fiksimit apo lineimit politik dhe shumë rrallë lëviz sipas interesave apo aspektit konkret të përmirësimit të jetës së tyre.

Përveç qarkut të Tiranës, pgjithësisht edhe Durrësit, në shumicën e zonave të tjera, duke parë edhe sondazhet, ka më shumë një lineim militant dhe aspak të përfshirë në logjikën pragmatiste.

E këtë fenomen nuk e shikon vetëm sot, por në vite e vite.

Por le ta nisim nga aspekti aktual. Qarku i Lezhës dhe ai i Dibrës, janë dy nga zonat ku qeveria e Edi Ramës ka ndërmarrë ato investime të rëndësishme sa mund të ndryshojë cilësisht jetën e tyre. Në Lezhë, ku natyrisht bëhet fjalë për zonat e Laçit, Thumanës etj, ku po ndërtohen qytete të reja si pasojë e rindërtimit nga tërmeti i 2019-s, këto qendra urbane pritet të pësojnë kërcime kolosale.

Ndryshimet infrastrukturore po shikohen edhe sot se çfarë fluksi ka pësuar zhvillimi i vizitorëve, turistëve, bizneseve të zones, jo vetëm në Laç si pasojë e peligrinazhit religjoz, por edhe në zonën e Zadrimës, lagunën e Vainit, Fishtë etij, ku nuk gjen vend të lirë jo vetëm në fundjavë.

Ky zhvillim apo rritje ekonomike është i dukshëm, por që nuk po gjen vend politikisht në sondazhe. Pse? Sipas gjasave perceptimi në zonë është tradicional dhe politik. Deri tani në qarkun Lezhë, shumica mendon të votojë PD-në.

Në qarkun Dibër, ndërtimi i Rrugës së Arbrit pritet t’i japë asaj zone një kërcim të fuqishëm përpara. Zhvillim, i cili po ndjehet që tani, ku është rritur çmimi i pasurive të patundshme nga Bulqiza e deri në Peshkopi.

E megjithatë, nga sondazhet e qarkut Dibër, po vërehet një reminishencë e para 2009-s, ku militantizmi pro PD-së ka shumë mundësi të rikthehet si refren politik. Çka do të thotë që investimi më kapital i 30 viteve siç është Rruga e Arbrit të mos konsiderohet fare politikisht nga elektorati i qarkut.

Le të shkojmë në qarkun Shkodër: epruveta laboratorike, ku gjen vend aksioma se polarizimi dhe militantizmi drastik, është më i fortë se pragmatizmi dhe logjika normale.

Para pak ditësh Lulzim Basha tha në Shkodër se PS ka diskriminuar Shkodrën pasi ajo voton PD.

Por faktet janë krejt të kudnërta: Në qeverisjen e PS-së, Shkodra ka marrë më shumë investime sesa në kohën e PD-së. Për këtë flasin faktet dhe projektet. Dy investimet më të mëdha që ka bërë PD në Shkodër gjatë qeverisjes 2005-2009 kanë qenë pedonalja e qytetit, e cila mund të quhet edhe si gurthemeli i “Rilindjes Urbane” e u financua pikërisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si dhe Ura e Re e Bunës që zëvendësoi relikën e fillimit të shekullit. Të dy projektet, të shtyrë fort nga Jozefina Topalli, edhe me përkrahjen e madhe të të ndjerit Sokol Olldashi.

Ndërkaq, investimi më i rëndësishëm për Shkodrën në gjithë këto 30 vite është rruga nacionale Tiranë- Shkodër, ku aksi nga Lezha deri në Shkodër është aksi i vetëm në gjithë këto vite që nuk është prishur edhe pse kanë kaluar më shumë se 21 vite. i ndërtuar nga gjermanët, ai aks rrugor, është dëshmi se kur abuzimi nuk gjen vend nuk ka përse rruga të shkatërrohet.

Po ashtu një tjetër investim i qeverisjes së PS-së nga vitit 1997-2005 ishte nisja e rrugës së Velipojës.

Ndërkaq, nga 2013-a, investimet e PS-së për Shkodrën kanë qenë më të dukshme; duke nisur nga Stadiumi “Loro Boriçi” që e ktheu qytetin verior në hambar miliona eurosh në vitin 2014 e 2015 si pasojë e ndeshjeve të përfaqësueses së Shqipërisë dhe Kosovës.

Zgjerimi i investimeve në sitet turistike të Malësisë së Madhe e në Theth, Shirokë e Mes, që e kthyen Shkodrën në një kulm të turistëve nga Europa Qendrore janë gjithashtu një fakt i njohur.

Investimet në infrastrukturës së Shirokës e zonës së Liqenit të Shkodrës, apo edhe në Vaun e Dejës e Pukë, që i ringjalli këto qendra të vdekura, natyrisht nuk kanë nevojë për diskutim pasi përbëjnë një zhvillim faktual.

Ndërkohë, bashkia e drejtuar nga PD, vetëm është ankuar, vetëm ka sulmuar qeverinë, e asnjëherë nuk ka inicuar ndonjë projekt real, model politik e ekonomik zhvillimi që të sfidojë apo t’ja përballë qeverisë.

Megjithatë, sondazhet e publikuara, japin sërish një avantazh të dukshëm përqindje të PD-së në qarkun Shkodër. Çka do të thotë se ende në Shqipëri mbizotëron vota e “midesë”, vota e rreshtimeve klasike politike në vend, e cila nëse shikojmë precedentin historic vetëm në Tiranë që ndikohet ndryshe, pasi ekziston “elektorati gri”.

Argumenti politik-klasik duket prevalon ndaj atij pragmatist, plus që rol luajnë më shumë perceptimet e personalizuara e psikologjia e individët, sesa sensi i komunitetit.

E ky substrakt elektoral në vend, ndaj edhe ndikohet e përplaset me një polarizim të madh, që ndesh në fund një rezultat dukshëm sipas ndarjeve tradicionale.

Që do të thotë se Kukësi është i djathtë, Shkodra po ashtu, Lezha po ashtu, Dibra po ashtu, e më pas vijnë: Tirana e majtë, Durrësi i Majtë, Elbasani po ashtu, Berati, dihet majtas, Fieri po i majtë, Korça gjithashtu, Vlora po dihet e majtë, e Gjirokastra natyrisht.

Kjo është panorama politike e Shqipërisë në vite, që tashmë dihet nga të gjithë, e që komentohet zgjedhje pas zgjedhjesh e ka dhënë një tablo të parashikueshme të hartës elektorale të vendit. Po kur mund të ndryshojë kjo hartë? Natyrisht kur të lëvizë mentaliteti, të rrëzohen barrierat e ashtuquajturave bastione, e njerëzit të mos shikojnë  “traditën” e ngjyrave por logjikën e shifrave dhe llogaritë e thjeshta të votës me arsye dhe jo me tifozllëk…

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?