Kupa e Botës për Klube nuk sjell vetëm prestigj dhe konkurrencë të nivelit të lartë, por edhe përfitime financiare të jashtëzakonshme për klubet pjesëmarrëse. Mediet ndërkombëtare kanë zbuluar vlerat që klubet kanë arkëtuar me kualifikimin në çerekfinalet e këtij turneu elitar.
Real Madrid kryeson listën me një shumë prej 61.5 milionë dollarësh, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si gjigand financiar në arenën ndërkombëtare. Pas tij renditet Bayern Munich me 58.2 milionë dollarë, ndërsa podiumi plotësohet nga Paris Saint Germain, që ka përfituar 55.9 milionë dollarë.
Chelsea ka siguruar 53.6 milionë dollarë, ndërkohë që Borussia Dortmund ka arkëtuar 52.3 milionë dollarë, duke e mbyllur listën e pesë klubeve më të shpërblyera në këtë fazë.
Ndër përfaqësuesit e Amerikës Latine, Palmeiras dhe Fluminense kanë përfituar secila nga 39.8 milionë dollarë, ndërsa klubi saudit Al Hilal ka marrë një shumë prej 34.2 milionë dollarësh, duke përfaqësuar me dinjitet futbollin arab në këtë kompeticion.
Komente
