Shifrat/ Në banka janë mbi 37 miliardë lekë kredi të këqija! Vlera u rrit me 2 miliardë në gjashtë muaj! Bizneset më problematikët

19 Gusht, 13:57| Përditesimi: 19 Gusht, 14:25

  • Share

Tirane- Më shumë se 37.3 miliardë lekë është vlera e kredisë së keqe në sektorin bankar. Brenda gjashtë muajsh kredia me probleme ose këstet e pashlyera janë rritur me 2.1 miliardë lekë, pasi referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë viti vjet u mbyll me 35.2 miliardë lekë kredi të keqe. 

Kredia me probleme
Dhjetor 2023           35,273 mln lekë
Qershor 2024          37,392 mln lekë
Rritja                       +2,119 mln lekë

Edhe pse në përqindje në raport me totalin e kredisë së dhënë për ekonominë, huaja e keqe rezulton me ulje të lehtë, në vlerë ajo është rritur. Konkretisht nga 795 miliardë lekë kredi të dhënë për ekonominë deri në fund të muajit qershor 4.7% është me probleme. Kurse në fund të 2023, kredia e dhënë ishte 744 miliardë lekë, dhe me probleme klasifikohej 4.74% e saj. 

Totali i Kredisë
Dhjetor 2023           744,163 mln lekë
Qershor 2024          795,581 mln lekë
Rritja                       +51,418 mln lekë

Më problematikët në shlyerjen e detyrimeve janë bizneset, thotë banka qendrore të cilët mbajnë edhe peshën më të lartë të kredive me probleme. Aktualisht Banka po punon për një rregullore të re, e cila do të kufizojë bazën e klientëve që do mund të marrin kredi, ku Report TV ka mësuar që kredimarrësit me probleme do jenë në listë të zezë, dhe do e kenë të vështirë ose të pamundur aksesin në banka për të marrë hua.

Referuar raportit të Mbikëqyrjes vjet bizneset kishin mbi 24 miliardë lekë kredi me probleme në banka, kurse qytetarët afro 9.3 miliardë lekë. 

Kredia me probleme në 2023
-Bizneset        24,054 mln lekë
-Bizneset        5.7% e totalit të kredisë prej 422 mld lekë
-Individët         9,238 mln lekë
-Individë        3.4% të totalit të kredisë prej 271.7 mld lekë

“Për sa i përket cilësisë së kredisë të ndarë sipas llojit të subjektit, treguesi i kredisë me probleme për biznesin ka rënë me 0.2%, duke shkuar në nivelin e 5.7%, ndërkohë që edhe për individët ka rënë me 0.4 pikë përqindje kundrejt një viti më parë, duke shënuar nivelin 3.4%”, thuhet në raportin e Mbikëqyrjes për vitin 2023.

Vlera më e madhe e kredive me probleme është në monedhën kombëtare, për shkak se prej vitesh ka pasur norma më të larta interesi se kredia në valutë. Por prej vitit të shkuar situata ka ndryshuar pasi interesat e kredisë në lekë janë ulur, duke sjellë edhe reduktim të vlerës së kësteve që duhet të paguaj një biznes apo qytetar. Banka thotë se kreditë me probleme në monedhën kombëtare u ulën me 0.6% vjet duke zbritur në 5.4% ose 21 miliardë lekë, kurse kredia e keqe në valutë është 4% e përkthyer në vlerë afro 14 miliardë lekë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?