TIRANË- Sipas të dhënave të INSTAT 17,6 % e popullsisë meshkuj në Shqipëri janë të papunë të dekurajuar ndërsa nga gratë dhe vajzat, 9,3 % e tyre.
Prindërit e shohin problemin te dembelizmi dhe pritshmëritë e larta ende pa e nisur punën.
“Njerëzit që kanë ambicie, punë të rëndoma nuk preferojnë.”
“Janë të papunë dembel”.
“Duan klube dhe duan me pi, por punë nuk duan", tregojnë prindërit.
Të tjerë, problemimin e shohin te politikat e punësimit dhe pagat e ulëta.
“Kanë marr rrugët e botës fëmijët. Djali im ka ikur për të punuar hidraulik, elektricist".
“Ne duam të jemi në top list që në fillim dhe nuk i ngjisim shkallët një nga një", shprehen të tjerë.
Erion Muça, këshillues karriere thotë se të rinjtë në Shqipëri duhet të njihen me punën që në moshë të hershme, pas përfundimit të klasës së 9.
“Të papunët e dekurajuar janë ata të papunë që ka dy vite që janë të tillë.Në përfundim të klasës së 9 apo vitit të parë një nxënës duhet të përfshihet dhe të angazhohet në praktika të ndryshme e konkurse të ndryshme. Më pas gjatë vitit të dytë apo të 3 të shkollës së mesme do të duhet të fillojnë një punë me orar të reduktuar apo part time me qëllim që të jetë i ambjentuar dhe të ketë edukatën e të punuarit.”-tha Erion Muça këshillues karriere.
Ndryshe nga sa ndodh në botë, në Shqipëri rinia pretendon të punojë pas mbarimit të studimeve. Eksperti Muça rekomandon një kurrikul mësimore që në klasë të 7, që edukimi i karrierës t’i orientojë njëkohësisht drejt punës dhe studimit.
“Duhet të filloj nga klasa e shtatë dhe e tetë për të arritur në klasën e nëntë kur fillon tanimë dhe ndarja përkatëse mes një formimi të mesëm të përgjithshëm dhe një formimi profesional", tha ai.
INSTAT raporton se 30,7 % e popullsisë që i përket grupmoshës 15-64 vjeç është ekonomikisht jo-aktive dhe kjo shifër është e dominuar nga nxënësit dhe studentët ku 33.3% e tyre janë të papunë.
Komplet shkrim propagande ! Shqiptarët punojn aq shume të ishin marrë me politike nuk do shkruanin brockulla gazetat për mua ky eshte shkrim anti kombetar! Tipik shkrim monist
PërgjigjuOu po kur shkojne jashte, pse jane qener te punes???? Tregon qe nuk jane dembele por thjesht punedhenesi nuk ofron sa duhet dhe shpesh neperkemb edhe te drejtat e punonjesve. Pune qyl nuk ka...
PërgjigjuAsnje nuk te njeh me mire se prindi, por duhet pranuar qe prinderit jane fajtoret e pare qe femijet behen dembela dhe rrine kafevene, sepse i mesojne t'ua bejne cdo gje, dhe jo ti mesojne me pune te vogla qe ne shtepi qe t'u behet shprehi, se puna nuk eshte turp dhe se cdo njeri kur fillon ne fillim kudo ne bote fillon me pak dhe i rriten te ardhurat sipas punes qe ben. Shqiptaret duan te bejne lek me thes sapo futen ne nje pune.
Përgjigjute rinjte nuk jane dembel dhe e duan punen por jo 5 leke.
PërgjigjuE thote istat por pse nuk e thote instat qe zyrat e sa jane mbushur nga injorante me dipllome te blere dhe prinder ne push. tet nje turp mire thone gazetaria shqiptare eshte bete si ata qente bukurosh qe mbahen ne shpi qe sa here i vjen e zonja fillon e leh
PërgjigjuNe shqipri te rinjte thjesht nuk punojne... Sigurisht rrogat Jane te ulta, por ne krahasim me cilin shtet?? Nuk mund te krahasohemi me vende e Be.. Atehere kush eshte zgjidhja?? Personalisht njoh njerez qe Kane leje qendrimi te BE dhe rrijne ne shqiperi pa pune Duke u qare se rrogat jane te ulta???!! Dmth jane thjesht dembela.. Sepse mbas 30 vjet "demokraci" edhe ne shqipri kush eshte dembel dhe kush eshte I manget nga truri nuk ka per te bere kurre hajer