Shifrat, sa shqiptarë mbërritën me gomone janar-korrik 2023 në Britaninë e Madhe! ‘The Times’: Trafikantët kanë gjetur strategji tjetër, ‘i joshin’ në TikTok

19 Gusht 2023, 14:21| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 14:31

  • Share

BRITANI E MADHE- Ndonëse kërkesa e për kalime me varka të vogla nga emigrantët e paligjshëm shqiptarë në dukje është tkurrur, mediat e huaja shkruajnë se ka një strategji tjetër që po përdoret nga trafikantët për t’i sjellë me varka në Mbretërinë e Bashkuar. Në shtatë muajt e parë të vitit kaluan vetëm 429 shqiptarë, krahasuar me më shumë se 2500 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Gjatë periudhës Janar-Korrik 2023 sipas The Times me gomone në Angli kanë mbërritur 429 persona ndërkohë vitin e shkuar numri ishte 12.301.

Gazeta The Times ka bërë një shkrim ku ka sjellë rastin e shqiptarit Daniel Docaj i cili ‘josh’ shqiptarët përmes rrjetit të tij social, Tik Tok për të shkuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

“Hajde na e priftë zoti marë e mirë të tanve”.- thuhet në një nga shkrimet e Docajt.

Menjëherë pas kësaj, Docaj ka postuar një fotografi ku shfaqet me krenari natën përballë Syrit të Londrës.

Ai bën postimet në  TikTok ku dokumenton ndalesat e tij nëpër Evropë, që në fund kanë destinacion kanë Britaninë e Madhe. Fotografitë që ai postoi gjatë rrugës e tregojnë gjithashtu atë me një grua që mban një fëmijë jashtë stacionit hekurudhor në Metz, Franca verilindore dhe duke ushqyer një pëllumb jashtë një kafeneje në Budapest.

Pjesë nga shkrimi i The Times për Docajn:

Në një video ai tregon tatuazhet e tij dhe luan me një kotele. Në një tjetër, të regjistruar me sa duket në një kamp migrantësh.

Postimet e Docaj në TikTok janë tipike për shumë shqiptarë që postojnë paturpësisht pamjet e udhëtimit të tyre 21 milje nëpër Kanalin e La Manshit. Postimet shpesh ndahen nga grupet e krimit të organizuar që lehtësojnë kalimet për t'u reklamuar klientëve të ardhshëm, duke e portretizuar atë si provë të sigurisë dhe lehtësisë së udhëtimit.

Rishi Sunak ia atribuon uljen e numrit të shqiptarëve që përdorin varka të vogla një marrëveshjeje që ai nënshkroi për të përshpejtuar dhe rritur deportimet në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, edhe pse numrat e kthyer janë vetëm pak më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Afganët kanë zëvendësuar shqiptarët si kombësia më e madhe që kalojnë Kanalin me varka të vogla. Turqit, iranianët, irakenët, eritreanët, sirianë dhe sudanez kanë llogaritur gjithashtu qindra kalime këtë vit.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?