TIRANË - Ndërsa kryeqyteti është në ndalim qarkullimi deri të dielën* për parandalimin apo ngadalësimin e përhapjes së COVID-19. Emisioni 112 i realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri është me Policinë e Shtetit, ndërsa transmetojmë pamje ekskluzive nga dy ngjarje me të cilat efektivët e policisë janë përballur në ditët e para kur në Tiranë u konfirmuan rastet me Koronavirus.
Në rastin e parë, të ndodhur pak ditë më parë, në mëngjesin e 11 marsit, efektivët e njësisë Shigjeta dhe Shqiponja shpëtojnë një fëmijë nga banesa që ishte duke u shkrumbuar nga flakët. Zjarri i rënë prej orës 07:00 në mëngjesin e së mërkurës u shkaktua nga rrjedhja e bombolës së gazit ndërsa fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Efektivët e policisë u futën mes flakëve duke rrezikuar jetën e tyre vetëm për të shpëtuar një fëmijë. Fëmija u nxor në kohë pa dëmtime, gjithashtu edhe efektivët e njësisë Shigjeta dhe Shqiponja së bashku me efektivët e Komisariatit nr. 4 që mbërritën të parët në vendngjarje nuk pësuan asnjë dëmtim. Në emisionin 112 të realizuar nga gazetari Antonio Çakshiri ju sjellim pikërisht pamjet ekskluzive nga momentet dramatike teksa efektivët futen në banesën që po digjej dhe shpëtojnë fëmijën, momente të filmuara nga kamera e trupit e efektivit të policisë si dhe nga Report TV.
Në orët e mbrëmjes së 10 marsit jemi me efektivët e Komisariatit nr. 2 ndërsa ata kryejnë mbylljen e lokaleve në zonën e ish-bllokut pas vendimit të qeverisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit. Administratorët e lokaleve mirëkuptuan vendimin ndërsa efektivët nuk hasën në kundërshtime.
Edhe pse Tirana është duke u përballur me këtë situatë, nga efektivët e policisë puna ka vijuar normalisht, ndërsa ata janë përgjigjur në çdo thirrje për ndihmë. Në ditët e para kur në kryeqytet u konfirmuan rastet e para me virusin COVID-19 në sallën operative vjen një telefonatë për vjedhjen e një kostumi në një Pastrim Kimik në zonën e Kinostudios. Efektivët e policisë kanë reaguar në këtë rast ndërsa ne ju sjellim momentet e regjistruara nga kamera e trupit.
Respekte maksimale per cunat e shtetit. Sjellje super e edukume dhe me ben te mendoj sikur ka shtet me shum se ne te kaluaren. Para 10-15 viteve te hynte polici ne bllok me mbyll lokal e mernin me shkelma. BRAVO POLICIA.
PërgjigjuBravo bravo bravo respekte
PërgjigjuBravo ktyre cunava t policis
PërgjigjuRespekte policise, jane keto veprime qe te japin shprese se ky vend behet.
Përgjigju