TIRANË - Ky episod i emisionit "112" vjen me disa ngjarje nga puna e përditshme e efektivëve të Policisë së Shtetit. Në ngjarjen e parë që trajtojmë këtë javë në emisionin e realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri, është një telefonatë që vjen në Sallën Operative nga një grup fëmijësh 13-vjeçarë sepse disa moshatarë i kanë vjedhur telefonin njërit prej tyre dhe se ata i kanë kërcënuar me thika dhe sende të tjera. Patrulla e policisë iu vjen në ndihmë fëmijëve ndërsa kjo situatë është xhiruar nga kamerat e trupit.
Në përditshmërinë e punës së tyre efektivët nuk përgjigjen vetëm në konflikte, parkime të gabuara, por ka edhe ngjarje kriminale! Pikërisht në ngjarjen e dytë që kemi zgjedhur të trajtojmë një plagosje me thikë që ka ndodhur pak kohë më parë në zonën e 21 Dhjetorit . Përmes pamjeve ekskluzive nga kamera e trupit dhe intervistës me efektivin e parë të policisë që shkoi në vendngjarje ju tregojmë reagimin e policisë në këtë plagosje.
Në ngjarjen e tretë ju tregojmë pamjet e ndalimit nga njësia Shigjeta të një mjeti të dyshimtë që i ishte larguar shërbimeve të policisë ndërsa dy djemtë kishin hedhur sende nga dritaret e makinës teksa ndiqeshin nga policia. Nga kontrolli i rrugës, u gjet një pistoletë dhe një silenciator duke bërë që dy personat të arrestoheshin. Përgjatë emisionit ju sjellim pamje ekskluzive nga aksioni!
Në segmentin e fundit jemi me efektivët e njësisë Shqiponja ndërsa ata stacionohen tek Ura e Gjolës në pikë kontrolli, puna nis gjatë orëve të natës deri në orët e para të mëngjesit ndërsa kontrollohet çdo mjet që kalon në këtë aks rrugor.
Ca falciteti e ben kete vend si melsik
PërgjigjuÇA JAN KETA HALLDUPER QE SHQETESOJN QYTETARET ME DEMEK PO LUFTOJN KRIMIN POLICI ME INJORANT
Përgjigju