TIRANË - Në këtë episod emisioni "112" fokusohet në patrullimet e njësisë "Shigjeta", janë efektivët e Policisë së Shtetit që qarkullojnë me motorë. Ata kryejnë kontrolle në zonën e njohur si Panorama në Sauk ndërsa ndalojnë një mjet pas dyshimeve se personat brenda kishim lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të personave, efektivët gjejnë doza të dyshuara kokainë në një prej pasagjerëve dhe e shoqërojnë në polici.
Në orët e pasdites një telefonatë nga një fëmijë që kishte humbur shumë pranë qendrës së Tiranës vë në lëvizje efektivët e policisë. Pasi e gjejnë, 8-vjeçari thotë se ka humbur mamin dhe nuk po e gjen dot. Efektivët e pyesin më shumë djalin e vogël, ndërsa ai tregon se banon shumë pranë asaj zone dhe ata e marrin në makinën e policisë për ta dërguar në banesë por aty mësojnë se historia nuk është tamam ashtu siç mendohej.
Pas mesnate një aksident mes dy automjeteve regjistrohet pranë kryqëzimit të Brrylit ndërsa një prej mjeteve kishte kaluar me semafor të kuq. Filmimi i momentit të përplasjes nga kamerat e rrugës e bën shumë të lehtë për efektivët përcaktimin e fajtorit në këtë rast. Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale nga përplasja e fortë.
Një tjetër situatë urgjente i vendos efektivët e policisë në "gjendje alarmi". Në orët e para të mëngjesit një telefonatë vjen në numrin e emergjencës 112 për një person që ka hipur në ballkon dhe do të vetëhidhet, situata kërkon reagimin sa më të shpejt të efektivëve, të cilët arrijnë në kohë për të shpëtuar jetën e të riut.
sa turp mke shtet terrorist policor, qe merret me perdorues droge e ku kokat e medha bejne qef. sa turp te jetosh ne ket vend
Përgjigjukamarier ai, e shiste ne lokale kokainen. mos e nxjerrin me nga biruca