Në dosjen e Onkologjikut, janë dhe bisedat mes dy mjekëve të cilët flasin për operacionet dhe çfarë do të bëjnë me paratë që fitojnë dhe planet për pushime jashtë vendit
Në dosje janë të bashkangjitura dhe pjesë nga biseda mes doktorëve ku flasin hapur dhe për shifrat që sigurojnë nga ryshfetet përmes operacioneve.
Pjesë nga bisedat në Ëhatsapp
Kap pushimet e tjera tani
Dr Ami Rea: këtu e një vit, të jemi mirë
Personi: Shih ndonjë Tajlandë tani
Dr. Ami Rea: Po pse joBisede tjetër ( Nuk identifikohet se kush jane)
Hë mi se nuk shkon shumë
1500 euro, 5 operacione i kap brenda javësh ti
hahahah cfarë llogarieKirurg më di ti mua ku e ke bërë matematikën ti vëlla
5 x 5 sa bëjnë
hahahah.. Llogarita 300 euro operacionin jo 500
po lale po. për një javë bëhesh për Maldive ti atëherë
Në dosje Emiljano Lela, koordinator i Onkologjikut rezulton të orientonte pacientët tek mjeku Edmond Gashi.
Gjykata e Tiranës caktoi sot 7 masa sigurie pas hetimeve që zbuluan skandalin brenda spitalit onkologjik në QSUT. Pacientëve me tumor nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit, orientoheshin drejt privatit për operacione dhe vizita në klinikën e mjekut të Onkologjikut Edmond Gashi.
Lajmi kryesor:
Zbardhet dosja/Si çoheshin pacientët e Onkologjikut tek klinika 'Megis' e doktor Mondit, pazari për operacionin 3 mijë euro! Dëshmitari: Doktori u prish në fytyrë kur refuzova ti bëja kimion mamit
S.G//ReportTv.al