Ansu Fati

Sport

Shihej si pasuesi i Messit, Fati i pakënaqur me minutat e lojës tek Barcelona, mund të largohet gjatë verës

8 Shkurt 2023, 07:39| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 07:41

  • Share

Pavarësisht se konsiderohej si pasuesi i Lionel Messit, futbollisti spanjoll mund të largohet nga Barcelona gjatë sezonit të verës.

Anësori i talentuar, i cili supozohej të ishte ylli i ri i klubit katalanas, është zëvendësues në formacionin e trajnerit Xavi këtë sezon, i cili ka në pozicionin e tij Ousmane Dembelen dhe Raphinhan, i ardhur këtë verë.

'Sport' shkruan tre arsye pse Fati mund të largohet nga Barcelona, ​​me të cilën ka kontratë deri në vitin 2027.

E para është se Fati nuk merr minuta të mjaftueshme në momentet më të rëndësishme.

E dyta është se Barcelona duhet të shesë dikë gjatë verës dhe e treta është se klube si Manchester United janë në kërkim të lojtarëve ofensivë.

Sport thekson se Barcelona nuk dëshiron që ajo që i ndodhi Frenkie de Jong këtë verë t’i ndodhë Fatit. Mesfushori holandez nuk ishte i kënaqur nën drejtimin e Xavit dhe nuk i pëlqente të ishte lojtari i parë që largohej nga fusha në çdo ndeshje.

Manchester United dhe Chelsea u përpoqën të përfitonin nga një situatë e tillë, megjithëse De Jong përfundoi duke qëndruar, kështu që Barcelona tani dëshiron ta shmangë atë.  Fati ka mundësi vetëm të kërkojë transferim, ndërsa vetë Barcelona nuk do ta vendosë në listën e lojtarëve për shitje.

Agjenti Jorge Mendes po mbledh informacione për interesimin e ambienteve të reja për Fatin, e mes tyre ka edhe klube nga Anglia, si Man United, të cilët nuk e kanë problem të paguajnë një shumë të madhe për lojtarin.

Transfermarkt e vlerëson Fatin 50 milionë euro, ndërsa në vitin 2020 vlera e tij ishte 80 milionë euro.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?