Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu

Shihej si sfiduesi më i fuqishëm i Ergodanit në zgjedhjet e ardhshme, gjykata dënon me 2 vite burg kryebashkiakun e Stambollit

14 Dhjetor 2022, 17:59| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 18:02

  • Share

Një gjykatë turke dënoi me burg kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu të mërkurën duke vendosur një ndalim politik ndaj politikanit të opozitës, i cili shihet si një sfidues i fuqishëm i presidentit Tayyip Erdogan në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Imamoglu u dënua me dy vjet e shtatë muaj burg për fyerje të zyrtarëve publikë në një fjalim që ai mbajti pasi fitoi zgjedhjet bashkiake të Stambollit në 2019.

Përpara vendimit, disa mijëra mbështetës të Imamoglu u mblodhën jashtë selisë së bashkisë në anën evropiane të qytetit pasi Imamoglu u bëri thirrje në Twitter që ata të mblidheshin. “E vërteta, ligji, drejtësia”, thërrisnin ata.

Përtej Bosforit në anën aziatike të qytetit me 17 milionë banorë, policia u vendos jashtë gjykatës, megjithëse Imamoglu vazhdoi të punojë si zakonisht, duke mos u ndikuar nga procedurat gjyqësore.

"Një grusht i tillë njerëzish nuk mund të marrin autoritetin e dhënë nga njerëzit. Lufta jonë ka filluar të bëhet edhe më e fortë, me lejen e Zotit," tha Imamoglu në një video të shkurtër të shpërndarë në një faqe interneti të bashkisë.

Vendimi vjen vetëm gjashtë muaj përpara zgjedhjeve të planifikuara presidenciale dhe parlamentare, në të cilat Imamoglu është cilësuar si një sfidues i mundshëm kryesor i Erdoganit. Një kandidat kryesor i opozitës për president nuk është zgjedhur ende.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?