Arma që u sekuestrua në Shijak

Kronikë
Top 24

Shijak/ Arrestohet 52-vjeçari, lëvizte me armë zjarri, iu gjetën 35 fishekë me vete

30 Gusht 2018, 15:28| Përditesimi: 30 Gusht 2018, 15:33

  • Share

Një 52-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga Policia pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Artur Hushi, banues në Shijak u ndalua në orët e para të mëngjesit pasi iu gjet një armë zjarri automatik dhe 35 fishekë.

Njoftimi i plotë:

Shijak

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi lëvizte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 35 fishekë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar shërbimet policore duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Artur Hushi 52 vjeç, banues në Shijak.

A.Hushi, në rrugën automobilistike Shijak - Maminaz, në orët e para të mëngjesit të sotëm është kapur në flagrancë me një armë zjarri automatik model PPS dhe një karikator me 35 fishekë model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake " parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?