Foto ilustruese

Kronikë

Shijak/ I riu nga Peqini ngacmon seksualisht 12-vjeçaren, shpallet në kërkim nga policia

11 Tetor, 15:14| Përditesimi: 11 Tetor, 15:19

  • Share

Një 28-vjeçar nga Peqini është shpallur në kërkim nga policia në Shijak, pasi ka ngacmuar seksualisht një minorene.

Policia bën me dije se i riu, ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare, banuese në Shijak.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak shpallën në kërkim shtetasin M. K., 28 vjeç, banues në Peqin, pasi dyshohet se më datë 05.10.2025, ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare, banuese në Shijak.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?