Arrestohet durrsaku i kërkuar nga Italia për trafik droge dhe organizatë kriminale, i dënuar me rreth 8 vite burgim në mungesë.
Policia e Shtetit bëri sot me dije se Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 57”.
I riu është banues në fshatin Pjezë të Durrësit, por me sa duket fshihej në zonat e Shijakut.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike”, bëri me dije policia.
Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.
Komente
