Shijak-Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia e Shijakut dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kërcënuan me thikë dy persona dhe u morën celularët.
I arrestuari është identifikuar si Orland Kondo, ndërsa personi në kërkim është Fabian Çalliku i cili braktisi automjetin dhe u largua me shpejtësi në këmbë pas ndërhyrjes së policisë. Blutë po ashtu bëjnë me dije se 28 vjeçari në kërkim ka thyer masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’.
“Këta shtetas në parkingun e një lokali në fshatin Borakë, Njësia Administrative Xhafzotaj, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), kanë kërcënuar dy shtetasit H. K, dhe E. D, duke ju marrë telefonat, dhe më pas janë larguar me një automjet tip benz”,informoi sot policia.
Policia sekuestroi automjetin tip benz si provë materale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.