Kronikë

Shijak/ Mbanin në banesë municion luftarak, arrestohet 30-vjeçari, shpallet në kërkim babai i tij

31 Maj, 09:51| Përditesimi: 31 Maj, 10:01

  • Share

Shijak-Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Shijak, ndërsa babai i tij është shpallur në kërkim pasi mbanin në banesën e tyre municion luftarak.

Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Double", ku u arrestua në flagrancë Saimir Sefaj, 30- vjeç dhe u shpall në kërkim babai i tij, Shefqet Sefaj, 54- vjeç.

Atyre u janë sekuestruar, 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

'Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri pa leje dhe janë rrezik potencial për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak finalizuan operacionin “Double”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Saimir Sefaj, 30 vjeç dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Shefqet Sefaj, 54 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e tyre në Maminas, u gjetën 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak. Punohet për kapjen e 54-vjeçarit', njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?