Kronikë

Shijak/ Ndezi zjarr dhe dogji dy dynymë tokë bashkë me 169 rrënjë ullinj, në pranga autori i dyshuar! Flakët rrezikuan edhe banesat (EMRI+VIDEO)

10 Korrik, 16:31| Përditesimi: 10 Korrik, 16:53

  • Share

Shijak- Ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqje të madhe me ullinj dhe pemë frutore në Shijak, teksa rrezikoi të digjte edhe banesat përreth, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Policia e Durrësit bëri me dije sot se i arrestuari është Sokol Lamallari. Kurse shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë, duke shmangur përhapjen e vatrës dhe pasojat e tjera më të rënda.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Koxhas-Fushë, kishte rënë zjarr në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore, kanë reaguar menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit S. L., 50 vjeç, i cili u kap pranë parcelës, ndërkohë që zjarri ishte ende aktiv”, tha policia vendore.   

Nga këqyrja paraprake rezulton se janë djegur 2 dynym tokë arë, në pronësi të D. G., si dhe 169 pemë ulliri dhe pemë të tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.  

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “shkatërrimi i pronës me zjarr”, sqaroi policia.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?