Shijak, ndezi zjarr për të djegur shkurre dogji 1 mijë pemë ulliri

1 Gusht, 10:53| Përditesimi: 1 Gusht, 11:34

  • Share

Shijak-Një 38-vjeçar nga Shijaku është vendosur në pranga pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, për të djegur disa shkure, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke dhe 1000 pemë ulliri.

Myslim Marku banues në Shetel akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve të zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?