Prej mesnatës së të dielës në fshatin Pjezë të Shijakut i është vënë zjarri vendgrumbullimit të përkohshëm të mbeturinave, zjarr i cili ka zgjatur deri mesditën e sotme.
Forcat zjarrfikese dhe punetoret e bashkise me mjete të tonazhit të rëndë po hedhin pirgje dheu për izolimin e flakeve ne fushen e mbetjeve urbane.
Shkaku i zjarrit dhe autorët ende nuk dihen, por kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana aludon për zjarrvënie të qëllimshme.
“Zjarret e qëllimshme janë një akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm dhe ata që fshihen pas këtyre veprimeve do të përballen me forcën e ligjit”.
Zjarrvënësit, shkruan Arbana në “facebook” duan të dëmtojnë imazhin e bashkisë, duke anashkaluar përgjegjësinë e tij.
“I bëj thirrje atyre që fshihen pas këtyre gjesteve, që duan të prodhojnë lajme negative për të prishur imazhin shumë të mirë që kemi ndërtuar për Shijakun me punë dhe përkushtimin tonë të përditshëm. Nëse keni moral, mos punoni për intriga të tilla, sepse qytetarët e Shijakut duan progresin, zhvillimin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë”.
Siç shihet në pamje, fusha e grumbullimit të mbetjeve urbanenuk plotëson asnjë kriter sigurie. Vendi është i parrethuar dhe kushdo mund të hyjë lirisht, qoftë dhe për tu vënë flakën mbeturinave që janë bërë pirg. Zjarri ka shkaktuar ndotje masive për qindra banorë të fshatrave të Shijakut.
Plehrat kështu digjën në të gjithë Shqipërinë, çfarë ka për tu habitur apo për lajm? Shyqyr qe nuk u bo marrëveshje e importit të plehrave se do ti kishim djeg edhe ne plazh.
PërgjigjuPse të çuditet ky Arbana! Është tymi jeshil i hashashit dhe tymi i bardhë i kokainës që pi gjithë ditën bashkë me çunat kur luajnë letra.
Përgjigju