Receta

Shije bakllavaje pa peta nga Zonja Vjollca

17 Prill 2020, 11:07| Përditesimi: 17 Prill 2020, 12:04

  • Share

Shije bakllavaje pa peta

Përbërësit:

8 kokrra vezë

8 lugë gjelle sheqer

250 gr arra

10 biskota savojard

2 lugë gjelle galetë të grirë

1 pako pluhur pjekës

1 lugë çaji gjalp

Sherbeti

500 gr sheqer

350 ml ujë

2 feta limon

Përgatitja:

Fillimisht ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat e vezëve në tasa të veçantë. Në tasin me të bardhat e vezëve shtojmë gradualisht sheqerin, gjatë kohës që fillojmë përzierjen e tyre me mikser vezësh. E rrahim derisa të na formohet një marengë e fortë. Sheqerin e mbetur e shtojmë tek të verdhat e vezëve dhe i rrahim deri sa sheqeri të shkrijë.

Bashkojmë të verdhat me të bardhat e vezëve në një tas të vetëm duke i përzier mirë së bashku. Shtojmë në tasin me vezë arrat e grira , biskotat e bluara gati si miell , 1 lugë çaji pluhur pjekës  dhe 2 lugë gjelle peksimadhe. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit.

Lyejmë një tepsi me gjalp dhe e pudrosim me peksimadhe. Nivelojmë brumin dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 170 ºC për 45-50 minuta.

Ndërkohë vendosim në zjarr ujin me sheqerin, lëngun e limonit dhe lëkurën e tij. E lëmë tenxheren të ziejë në temperaturë mesatare.

Nga momenti që fillone të ziejë e lëmë edhe 5 – 7 minuta të tjera. Më pas e largojmë dhe e lëmë të ftohet  jo plotësisht  port ë ketë një nxehtësi mesatare.

Pasi ëmbëlsira të jetë pjekur e lëmë të ftohet për 15 minuta , e presim në racione dhe më pas e shërbetosim. E lëmë të ftohet dhe e shërbejmë.

 

D.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?