Shije nostalgjie / Pasta Sy nga zonja Albana

11 Tetor 2023, 12:23| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 12:25

  • Share

Pasta sy

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 1 lk sodë
  • 3 vezë të plota
  • 150 gr sheqer
  • 150 gr gjalpë
  • 4 lgj mjaltë
  • 1 fk ujë
  • 1 e verdhë veze
  • Pak reçel

Përgatitja:

Trazojmë miellin me sodën dhe krijojmë një hapësirë në mes. Në një tas hedhim vezët dhe sheqerin, i rrahim, më pas shtojmë gjalpin e shkrirë, mjaltin dhe ujin. I përziejmë mirë dhe i hedhim tek mielli duke zenë një brumë jo shumë të fortë.

Hapim brumin në tavolinë, e ndajmë në forma dhe i lyejmë me të verdhë veze. Vendosim në qendër të pastave pak reçel sipas preferencës dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?