“Shijo gjërat e vogla në jetë, sepse pas shumë vitesh do të kuptosh se ato kanë qenë të mëdha”, kjo është shprehja e bukur të cilën e ka thënë gjyshi ynë i preferuar nga filmi vizatimor “Up”.
Ai është aktori, Ed Asner! Fituesi e 7 çmimeve Grammy, aktori i të paktën 50 filmave dhe i preferuari për të vegjlit, gjyshi Carl i cili mbylli sot sytë përgjithmonë..
Lajmin e ka bërë me dije familja e tij përmes një njoftimi të hidhur në rrjetin social Twitter: Na vjen keq të themi se i dashuri ynë vdiq këtë mëngjes në mënyrë paqësore. Fjalët nuk mund të shprehin trishtimin që ndjejmë. Me një puthje në kokë, natën e mirë baba. Ne të duam”, thuhet në deklaratën e familjarëve të tij.
Asner është interpretuesi mashkull më i dekoruar në historinë e Emmy dhe mori çmimin Screen Actors Guild Life Achievement Award në 2001.
Ai është gjithashtu ka marrë gjithashtu pesë çmime Golden Globe dhe fitoi yllin e tij në Walk of Fame të Hollivudit në 1992.
Së fundmi aktori u bë edhe i preferuari i të rinjve me rolin e tij ikonik të gjyshin Carl në filmin “Up”